“Tradhti me letra” selektohet në dy festivale në SHBA (Foto)

Filmi “Tradhti me letra” (Cheating for papers) nga regjisori Valmir Tertini do të shfaqet në Wellington Film Festival, në Florida të Amerikës.

ShowBiz

14/11/2016 15:08

Fesitivali mbahet në Wellington nga 18-20 nëntor dhe nga shumë aplikant është selektuar filmi që trajton martesën për dokumentacione. Ky fenomen po ndodhë për shkak të mos mundësisë së lëvizjes nëpër Evropë.

Regjisori ka dërguar disa të dhëna për filmin në redaksinë e lajmi.net, e ndërkaq edhe ka mësuar se Jean M Millien nga stafi i festivalit i ka dërguar e-mail regjisorit, duke i thënë që ndjehet i lumtur që një film i tillë nga Kosova të shfaqet në këtë festival.

Përpos këtij festivali, filmi është edhe gjysmë finalist në Amerikë në Los Angeles CineFest.

Së fundmi filmi u shfaq në TIFF në Tiranë, para kësaj brenda dy jave fitoi dy çmime, atë kombëtar në FSFF që u mbajt në Tiranë dhe në Itali duke shpërblyer aktoren Albulena Kryeziu si më të mirën në Mediteranean Film Festival. Aktorja Albulena Kryeziu ka rolin kryesor tek filmi Tradhti me letra.

Filmi është xhiruar në Gjermani dhe në Kosovë, produksioni është nga Shqipëria ndërsa aktorët janë nga Gjermania Kosova e Maqedonia. /lajmi.net