Tortë Moka me çokollatë

Recetë e krijuar nga një dashuri e barabartë për kafenë dhe çokollatën. Provojeni!

Lifestyle

24/02/2016 15:47

Përbërësit:

175g gjalpë
175g sheqer
150g miell
pluhur për pjekje
25g kako
1 lugë gjelle uje e përzier me 1 lugë gjelle Nescafe
3 vezë

Filli:

50g gjalpë
1 lugë e mesme Nescafe në 1 lugë të mesme ujë
1 lugë e madhe kakao
75g sheqer pluhur

Përgaditja:

Ndizni furrën në 180C. Përzini me mikser gjalpën dhe sheqerin. Shtoni kafenë dhe vezët. Futeni brenda edhe miellin së bashku me kakao.

Ndani brumin në dy tepsi të ndryshme. Pjekni për 20-25 minuta në furrë.

Për fillin, përzini me mikser gjalpën deri sa të zbardhet. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve. Shpërndajeni në njërën nga tortat kur të ftohen. Kthejeni tjeter mbrapsht kështu që pjesa e lartme të prekë fillin. Zbukurojeni me çokollatë të shkrirë./lajmi.net

Ju bëftë mirë!