Torta e çuditshme për ditëlindjen e Kanye West

Reperi Kanye West të premtën (8 qershor) festoi ditëlindjen.

ShowBiz

10/06/2018 09:00

Por, festa për të nuk ka mbaruar edhe pas dy ditësh, familjarët dhe miqtë e tij kujdesen që kjo ditëlindje të jetë e paharruar për të, shkruan lajmi.net.

Për ditëlindjen e 41-të, ai festoi bashkë me personat më të dashur për të, ndërsa ishte Kendall ajo e cila postoi në rrjete sociale imazhe të tortës për ditëlindjen e tij.

Sipër tortës së çuditshme që nuk dihet se çfarë ka simbolizuar ajo, shkruan “Urime ditëlindja Kanye”.

Kujtojmë që reperi këtë vit feston edhe suksesin e lansinit të albumit të tij më të ri, me disa projekte të reja. /Lajmi.net/