Toptha me fiq të thatë, recetë fantastike

Një frut i shëndetshëm në një ëmbëlsirë, vërtetë fantastike.

Lifestyle

09/02/2016 05:52

Përbërësit:

250gr fiq të thatë
100gr sheqer
Lëng portokalli
1 lugë rum
sheqer për pluhërosjen e topthave

Udhëzimet:

1. Fiqat e thatë i bluajm në blender, shtojmë më pas lëngun e portokallit, shtojmë sheqer dhe rumin.
2. Kjo masë bëhet mjaftë e ngjitshme për duar por duart i lyejmë me pak vaj dhe marrim nga masa me lugë
3. Formojmë toptha të cilët i kalojmë nepër sheqer dhe i lëmë të qëndrojnë në frigorifer që të sforcohet masa./lajmi.net
E shpejtë dhe e lirë, ju bëftë mirë.