Tomë Gashi: Akuzat e para nga Gjykata Speciale priten në qershor!

Avokati Tomë Gashi, pritet të jetë njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve potencial të Gjykatës Speciale. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot” ai ka thënë se është në kontakt me personat që mund të jenë të akuzuar.

Lajme

21/02/2017 17:53

Sipas tij, akuzat e para nga Gjykata Speciale, pritet të ngritën para muajit Qershor të këtij viti.

Sipas Gashit, “Aktakuzat e para mund të ngrihen para qershorit 2017 dhe çështja ka mbetur teknike pas zgjidhjes së 19 gjyqtarëve të Gjykatës Speciale dhe ata gjyqtarët së bashku me prokurorët do të kenë konferenca për të vendosur lidhur me procedurat dhe provat, pastaj ky dokument nga një panel të këtyre gjyqtarëve të Gjykatës Speciale që veprojnë si panel i Gjykatës Kushtetuese, do të vlerësojnë kushtetutshmërinë e këtyre dokumenteve dhe pas kësaj Gjykata do të jetë e gatshme, që të fillojë gjykimet pas ngritjes se aktakuzave të para nga prokurori z.Schwiederman”, ka thënë ai në këtë intervistë.