Tolaj i AAK-së i kundërpërgjigjet Hotit të LDK-së: Zyra e kryeministrit është e hapur për të gjithë

Sekretari ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj “është shndërruar në zyre të AAK-së”.

Lajme

19/09/2017 20:31

Një reagim i tillë i Hotit ka ardhur pasi që Haradinaj sot ka pritur kryesinë e degës së AAK-së në Pejë.

E Tolaj i ka postuar katër fotografi në Facebook për të cilat thotë se janë dëshmi e një standardi të ri në qeverisje.

“4 foto deshmi e nje standardi te ri ne qeverisje. Zyra e Kryeministrit Haradinaj eshte e te gjithe qytetareve te Kosoves. Edhe zyrtaret e AAK nga Peje jane qytetar te Kosoves poashtu. Jam i bindur qe ajo zyre eshte e hapur per te gjithe, bile edhe per deget e subjekteve tjera nga Peja. Mjafton vullneti me pa dallimin”, ka shkruar Tolaj. /Lajmi.net/