Tokio dhe Manila arrijnë marrëveshje për furnizim me armatime

Japonia ka nënshkruar sot një marrëveshje me Filipinet për furnizim me armatime, duke përmirësuar kapacitetet e saj ushtarake përballë tensioneve me Kinën për arsye territoriale.

Bota

29/02/2016 23:30

“Kjo marrëveshje mbështet dëshirën e dy vendeve jo vetëm për të rritur aftësitë luftuese por edhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi Sekretari filipinas i Mbrojtjes Voltaire Gazmin.

Ndërsa, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjës, Peter Paul Galvez, ka thënë se zyrtarë nga të dyja vendet ende pritet të bisedojnë mbi afatet e transferimit, dhe për pajisje specifike që mund të shtohen.