Tmerri i vajzave të vogla, ja pedofili shqiptar që u arrestua në Greqi

Pas shumë denoncimeve, policia greke ka arritur të prangosë një pedofil shqiptar, 46­-vjeçar që ishte bërë tmerri i të miturave.

Lajme

08/06/2016 10:06

Mediat greke raportojnë se shqiptari 46-­vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u prangos disa ditë më parë për ngacmim seksual të të miturave.

Dje ndaj tij gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbi të janë disa denocnime për ngacmime vajzash të vogla.

Më i fundit është rasti i ngacmimit të një vazje që luante me qenin para dyqanit të prindërve.

“Vajza ishte duke luajtur me qenin jashtë dyqanit tim. E pyeti se çfarë race është qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të jetë e kujdesshme”,­ tregon prindi.

Sipas tij, më vonë erdhi policia dhe filluan ta merrnin në pyetje. “Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas kuptova për çfarë bëhej fjalë”, thotë babai i vajzës.