Tmava: Rasti i Badovcit, absurd i llojit të vet (Video)

Shumë qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar nën akuza për veprimtari terroriste.

Lajme

26/05/2016 22:27

Një aksion i policisë, vendosi nën akuzë edhe 15 imamë shumica e të cilëve ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ata akuzoheshin nga Prokuroria e Kosovë për veprat penale të rekrutimit, organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste.

Nga atëherë e deri më sot, pjesa më e madhe e tyre gjenden në burg ndërsa një pjesë tjetër në arrest shtëpiak.

Avokati  i shumicës së të akuzuarve, Bajram Tmava, thotë se nuk ka pasur nevojë të bëhet zhurmë e madhe, ngase jo të gjithë shqiptarët e besimit islam mund të kategorizohen ka radikalizmi islam.

YouTube player