Tmava: 300 minatorë peng i Bordit Menaxhues të Trepçës – Lajmi.net
Tmava: 300 minatorë peng i Bordit Menaxhues të Trepçës
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 15:53, 8 January 2018
Gjiganti metalurgjik “Trepça”, që prej 18 vitesh operon i ndarë në dy pjesë, në jugun e dominuar nga minatorët shqiptarët dhe veriun nga ata serbë.

Mirëpo, sipas drejtori të “Trepçës”, Ahmet Tmava, funksionalizimin dhe vizionin zhvillimor të këtij gjiganti metalurgjik është duke e penguar statusi i pazgjidhur.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit nga koha kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për “Trepçën”, me të cilin është specifikuar se gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet, por sipas Tmavës, “Trepça” është duke u ballafaquar me vështirësi të shumta.

Ligji në fjalë ka përcaktuar Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të “Trepçës”. Por, ky ligj edhe pas më shumë një viti që nga miratimi, nuk ka arritur të zbatohet.

E lidhur më këtë drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se për shkak të mungesa së Bordit menaxhues të “Trepçës”, kanë mbetur pa u punësuar 300 punëtorë të cilët janë të nevojshëm vetëm për pjesën jugore.

“Për t’i zbatuar politikat zhvillimore, duhet t’i kemi të paktën edhe 300 punëtorë të rinj për pjesën jugore dhe këtë vetëm për punë në minierat ekzistuese. Kurse me hapjen e minierave të tjera d.m.th rritet edhe numri i punëtorëve. Kemi minierën e Hajvalisë, ku duhet se pari të bëhet tharja e saj”, ka thënë Tmava.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO