Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, kosovari futet në det për të shpëtuar gruan, mbytet vetë

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Vlorë, ku brenda një ditë u mbytën katër persona, deti vijon të marrë jetë.

Lajme

20/07/2017 18:19

Rreth orës 16:15, në Plazhin e Velipojës, policia është njoftuar se është mbytur në det F.H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se F.H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Shkodrës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në plazhin ku ka ndodhur ngjarja tragjike, nuk ka roje bregdetare.