Tjetër denoncim për Shullazin, biznesmeni: U vuri tritol pronave të mia

Një kallëzim i ri është administruar në dosjen e Emiljano Shullazit nga prokuroria e krimeve të rënda e cila ka nisur verifikimet pasi dëshmitë nuk përputhen me provat.

Lajme

11/05/2016 19:30

Burimet e prokurorisë thonë se tregtari Adriatik Kërçuku ka bërë denoncim në Policinë e Fierit se grupi i Shullazit i ka bërë presion për përfitim shumash monetare dhe i ka vendosur lëndë plasëse në pronat e tij, shkruan syri.

Sipas prokurorisë, në sistemin TIMS ka rezultuar se Shullazi ka qenë jashtë shtetit në ditën kur biznesmeni pretendon se ka ndodhur ngjarja pranë biznesit të tij.

Po kështu edhe nga kamerat e sigurisë nuk është arritur të gjenden pamje që të tregojnë prezencën e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit në vendin e ngjarjes.