Tjetër akt dhune i Al Shabab, vriten 25 policë kenianë

Pjesëtarë të grupit militant Al Shabab, i lidhur me Al Kaidën, ka vrarë 25 policë në Kenia.

Bota

26/05/2015 16:44

Një zëdhënës i grupit islamik, me bazë në Somali, ka thënë se policët janë zënë në pritë në një fshat në lindje të Kenias, transmeton REL.

“I kemi marrë të gjitha armët e tyre, pesë automjete po ashtu janë shkatërruar në luftime”, ka thënë Sheik Abdiasis Abu Musab.

Al Shababi, i cili ka kryer disa sulme në vitet e fundit në përpjekje për të detyruar Najrobin që të tërheqë trupat e tij nga Somalia, ka sulmuar një universitet në të njëjtën zonë muajin e kaluar, duke vrarë 148 njerëz.