Tiranë, shpërthen eksplozivi te ‘Fusha e Aviacionit’

Një shpërthim eksplozivi ndodhi gjatë natës në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Lajme

21/06/2016 09:27

Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.

Nga hetimet e para raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Njëkohësisht është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të shtetasit F. P., 34 vjeç.