Tiranë: Një kamion përplas për vdekje një grua

Një grua ka humbur jetën sot në orën 12:30 pasi u përplas për vdekje nga një kamion.

Lajme

20/04/2016 16:56

Policia njofton se ngjarja ndodhi në Unazë të Re, afër karburant Kastratit.

Gruaja rreth 60 vjeçe, ende e pa identifikuar, është përplasur nga kamioni me targa AA867AI, me drejtues Gentian Toska.

Ajo është dërguar në QSUT në gjendje të rëndë për jetën ku më pas ka gjetur vdekjen.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici për të sqaruar ngjarjen. /LAPSI.AL/