Tiranë, makina përplasë për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15: 30 tek rrethrrotullimi i Saukut.

Lajme

23/06/2016 15:57

Sipas policisë një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.  Rrethrrotullimi i Saukut prej kohësh është bërë një njollë e zezë për aksidente, pasi kohë më parë edhe një polic i cili ishte duke ecur në këmbë është goditur për vdekje nga një makinë.