Tiranë, e zë dheu poshtë, humb jetën punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një i ri, që ishte duke punuar.

Lajme

06/03/2018 15:28

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A. R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.

Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.