Tiranë: Dënohet 15-vjeçari pervers, ngacmoi shoqen e klasës për dy vite

Një minoren 15¬-vjeçar, nxënës i një shkolle 9¬ vjeçare në Tiranë, është kallëzuar për “ngacmim seksual” nga një prej vajzave të klasës së tij. Nxënësja 14-¬vjeçare ka pretenduar se për dy vite me radhë shoku i saj i klasës e prekte në vende intime, i zbulonte pjesë të trupit, e tallte, i jepte letra me vizatime pornografike në klasë, si dhe e kërcënonte për t’i marrë qindarkat që ajo kishte me vete.

Lajme

03/07/2016 21:51

Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, shkruan panorama.

Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg. Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Referuar vendimit të Gjykatës, kallëzimi penal ndaj minorenit nga 14­ vjeçarja është depozituar në janar të këtij viti. Bëhet e ditur se nxënësja është paraqitur në Komisariatin numër 2 në Tiranë nën shoqërinë e mësueses së saj kujdestare.

Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kësaj kohe, i pandehuri, përveçse e ka tallur në vijimësi, e ka prekur në vende intime, si në gjoks e vithe, si edhe i ka ngritur bluzën duke i zbuluar pjesë të barkut. Po ashtu, 14­vjeçarja është shprehur se i pandehuri i shkruante letra të ndryshme, si edhe vizatime pornografike.

Në disa raste, 15­-vjeçari B. D. ka shfaqur edhe sjellje agresive ndaj saj, si edhe e ka detyruar që t’i japë paratë që kishte me vete, si 30­40 lekë. Veprimet e kallëzuara nga ana e nxënëses janë pranuar nga i pandehuri B. D. gjatë pyetjes së tij në hetimet paraprake, si edhe në gjykatë, ku edhe ka shfaqur pendesë.