Tiranë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Kombinat (Foto)

Pak orë pas vrasjes së një 54-vjeçari në zonën e Kombinatit sot në Tiranë, policia ka bërë të mundur autorin e dyshuar të krimit.

Lajme

30/05/2016 20:22

Mësohet se forcat e komisariatit numër 6 kanë arrestuar shtetasin Alban Hyka, i cili dyshohet të ketë vrarë 55-vjeçarin Luan Koprenca.

Sipas burimeve të policisë, Hyka nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe ka pranuar krimin.

Shkak i vrasjes mendohet se ka qenë grindja që ai kishte me pronarin e një lokali poshtë banesës së tij.

I dyshuari Alban Hyka
I dyshuari Alban Hyka