A do t’i plotësojë Brukseli kërkesat e Kroacisë në raport me Serbinë?

Komisioni Evropian nuk do ta ndryshojë pozicionin e tij karshi Serbisë dhe hapjen e kapitujve për këtë shtet, pozicioni i këtij institucioni është i ditur, ka thënë për Vecernje Novosti, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Lajme

14/05/2016 20:16

Kjo ishte përgjigje e Kocjançiq pasi është pyetur nga mediumi serb rreth një shkrimi të Deutsche Welles, e cila duke u thirrur në një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shkruante se Komisioni e ka ndërmend të bëjë “disa modifikime të buta”, sa i përket kërkesave të tyre ndaj Serbisë.

Është thënë se Brukseli do të plotësojë kërkesën e Kroacisë që të kërkojë nga Serbia ekstradimin e tre radikalëve serbë në Tribunalin e Hagës – Vjeriqa Rade, Peter Jojiq and Jovo Ostojiq.

Kjo besohet se është një nga tre kërkesat e Kroacisë për Serbinë me kusht që të vazhdohet me hapjen e kapitujve 23 dhe 24, njofton Klan Kosova.