Thoshte se nuk vjedh këngë por ja kë e kopjoi Lyrical Son

“Na jo me sene t'vjedhta po me sene t'smuta” është pjesa që Lyrical Son e këndon te kënga e tij me MC.Kreshën, ‘Thirri krejt shoqet’.

ShowBiz

14/02/2018 16:58

Por, në fakt, ky tekst që e thotë Lyrical Son nuk po del të jetë i vërtetë, pasi që reperi ka ‘ngrënë’ fjalët e tij, shkruan lajmi.net

Saktësisht bëhet fjalë për një pjesë kënge që Lyrical Son e ka vjedhur.

Ai te projekti muzikor ‘’93’ në bashkëpunim me Alban Skenderaj, nga minuta 2:45 thotë pjesën “INFORMER! U know say daddy snow me gonna blame”.

Në fakt pjesa e kënduar nga Lyrical Son duke nisur nga ritmi, vija melodike dhe fjalët është e ngjashme me këngën “Informer 1992 HQ” të Snow.

Më poshtë keni dy linqet dhe mjafton të dëgjoni refrenin e këngës ‘Informer 1992’ dhe këngën e Albanit me Lyrical Son prej minutës 2:45 për t’i parë ngjashmëritë./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player