Thirrja për armatosje, ja çfarë thotë Kodi Penal

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ish-kryeministri Berisha bëri një thirrje që pritet të shkaktojë debate gjatë ditëve në vijim. Berisha tha se “qytetarët duhet të armatosen për t’u mbrojtur nga bandat e qeverisë”. Deputetët e maxhorancës reaguan menjëherë, duke e cilësuar këtë një deklaratë të papranueshme dhe kriminale.

Lajme

21/04/2016 16:42

Socialisti Taulant Balla propozim mbledhjen e Byrosë Parlamentare lidhur me këtë. Po çfarë thotë Kodi Penal për thirrjet për armatosje?

Në nenin 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes”.

Ndërkohë sipas Kodit Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit kushtetues dhe si i tillë dënohet nga 5 deri në 10 vite.

Neni 222 i Kodit Penal, thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

“Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite./shekulli