Thëniet simbol të Mandelës

Ndërsa ka bërë historinë e vet me vepra, edhe fjalët që ka lënë mbrapa kanë shënuar personalitetin e tij.

Bota

05/12/2013 22:56

Afrika e Jugut është zhytur në zi pas lajmit për vdekjen e Nelson Mandelës, simbolit të rezistencës paqësore dhe pajtimit historik që shënoi fundin e shtypjes së njerëzve me ngjyrë në këtë shtet, në vitin 1990.

Ndërsa ka bërë historinë e vet me vepra, edhe fjalët që ka lënë mbrapa kanë shënuar personalitetin e tij.

Ja disa prej tyre:

“Gjithnjë duket e pamundur, derisa të kryhet”.

“Unë jam në themel një optimist. A vjen kjo nga natyra, apo është e ushqyer, këtë nuk mund ta them. Pjesë e të qenit optimist është duke mbajtur kokën e dikujt në drejtim të diellit dhe këmbët e drejtuara përpara. Ka pasur shumë moment të errëta kur besimi im në njerëzimin ka qenë i testuar rëndë, por unë nuk kam mundur t’i dorëzohem dëshpërimit. Kjo rrugë çon në disfatë dhe vdekje”.

“Për të qenë i lirë, nuk mjafton t’i heqësh zingjirët, por të jetosh në një mënyrë në të cilën respekton dhe forcon lirinë e tjerëve”.

“Askush nuk lind për të urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, apo përkatësisë etnike a fetare. Njerëzit duhet të jetojnë të urrejnë, dhe nëse ata mësojnë të urrejnë, ata mund të mësojnë të dashurojnë, në mënyrë që dashuria të vijë më natyrshëm në zemrën e njerëzve sesa e kundërta”.

“Pasi është ngjitur në një kodër të lartë, dikush e sheh se ka edhe shumë kodra tjera për t’u ngjitur”.

“Lavdia më e madhe e të jetuarit nuk qëndron kurrë në rënie, por në ngritje sa herë që biem”.

“Nuk ka asgjë më mirë se kthimi në një vend që mbetet i pandryshueshëm për të gjetur mënyrat të cilat ju kanë ndryshuar juve vetë”.

“Nëse dëshiron të bësh paqe me armiqtë tuaj, duhet të punoni me ta. Pastaj, ata bëhen partnerët tuaj”.

“Unë kam mësuar se guximi nuk është mungesë e frikës, por triumfi ndaj saj. Njeri i guximshëm nuk është ai që ndjen frikë, por ai që e mund atë frikë”.

“Edukimi është arma më e fuqishme me të cilën mund ta ndryshoni botën”.