Thaçi: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, emblemë e lirisë së Kosovës

Presidenti i sapozgjedhur, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit.

Lajme

28/02/2016 19:10

Në një postim në facebook, Thaçi shkruan se ndihet krenar për këtë vizitë, pasi konsideron se dy heronjtë përbëjnë emblemën e luftës për liri dhe shtet të Kosovës, transmeton lajmi.net

Ky është postimi i plotë i Thaçit.

Sot ndjehem i nderuar dhe krenar me vizitën që i bëra familjes së heronjve të kombit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit.

Sakrifica legjendare e Fehmiut dhe Xhevës është emblematike në historinë e luftës për liri dhe shtet të Kosovës.

Fjalët e kryefamiljarit dhe bashkëluftëtarit tim të orëve të para, bacës Tush, për mua paraqesin energji dhe vendosmëri për obligimet në forcimin e shtetit të Kosovës. HTH