Thaçi uron Ramën për fitoren

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar  kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili është edhe kryetar i Partisë Socialiste, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Lajme

28/06/2017 10:11

Thaçi me anë të një postimi në facebook ka thënë se përtej garës politike, mbarëvajtja e procesit  zgjedhor ishte fitore për Shqipërinë dhe qytetarët.

“Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit”.

“Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.

“Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/