Thaçi shkon në Qeveri, takohet me Zaevin

Kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi para pak minutash ka mbërritur në qeveri dhe po zhvillon në këto momente një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev.

Lajme

19/06/2017 15:45

Nuk janë të qarta motivet e vizitës së Thacit në këtë takim kokë më kokë më kryeministrin por me shumë gjasa do të flitet për një mbështetje që mund t’i japë kjo parti qeverisë aktuale edhe pse kjo parti numëron vetëm dy deputet në Kuvend. Por me këtë mazhorancë të brishtë, prej 63 deputetësh, Zaevit do t’i ishin komod edhe 2 deputetë më shumë për të pasur një mazhorancë më të qëndrueshëm dhe solide.