Thaçi: Serbia s’na ndalë dot, sapo u aprovua agjenda për anëtarësim të Kosovës në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sot Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ka aprovuar në tersi agjendën, me pikën për Kosovën, ku do të votohet për anëtarësim në këtë agjenci të OKB-së.

Lajme

03/11/2015 12:09

Thaçi ka shkruar në Facebook, se Serbia po bën të pamundurën për ta penguar Kosovën në këtë drejtim, por nuk po e arrin këtë.

“Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sapo morra vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën – përkundër kërkeses serbe të hiqet nga agjenda kërkesa e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.