Thaçi: Samiti i Sofjes historik për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qysh në mëngjes ka postuar një Foto në profilin e tij në Facebook. Thaçi ka shkruar se është duke bërë konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Lajme

17/05/2018 08:33

“Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë e Thaçit:

Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë.

/Lajmi.net/