Thaçi përuron fabrikën e auto- pjesëve për Formula 3

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përuruar të enjten një investim të rrallë, një fabrikë që prodhon pjesë nga fibra i karbonit. 

Lajme

15/05/2014 17:32

Kjo fabrikë është investim i përbashkët i familjes Koshi nga Prizreni dhe kompanisë së famshme italiane Romeo Ferrarris.

Fibrat e karbonit janë duke u përdorur gjerësisht kohëve të fundit në industrinë automobilistike. Fabrika pritet të fillojë të prodhojë pjesë për makinat e Formula 3.

\”Lajm i shkëlqyeshëm! Sot bëra përurimin e fabrikës së auto-pjesëve, investim ky i përbashkët i kompanisë së famshme italiane Romeo Ferraris dhe familjes Koshi nga Prizreni”.

Tashmë kjo kompani ka punësuar gati 20 punëtorë dhe ka filluar të eksportojë pjesë nga fibra e karbonit, ndërsa Kosova nga viti 2015 do të punësojnë 100 punëtorë fillon të prodhojë edhe pjesë për garat Formula 3\”, ka shkruar në Facebook kryeministri i Thaçi.