Thaçi: Mbështetja e Gjermanisë për vizat do ta rikthente besimin e qytetarëve të Kosovës në BE-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Munih me raportuesin special për marrëdhëniet trans-atlantike në Parlamentin gjerman, Peter Beyer.

Lajme

16/02/2019 20:59

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se mbështetja e Gjermanisë për liberalizimin e vizave do ta rikthente besimin e qytetarëve të Kosovës në BE-në, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Pata një takim shumë të mirë me Peter Beyer, raportues special për marrëdhëniet trans-atlantike dhe Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman. E falënderova për mbështetjen gjermane në fuqizimin e shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. U pajtuam se mbështetja e Gjermanisë për liberalizmin e vizave do të rikthente besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian. Po ashtu, biseduam edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim do ta kemi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. HTH /Lajmi.net/