Thaçi mban konferencë shtypi, para nisjes për Nju Jork në mbledhjen e KS të OKB

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:00, para nisjes për në Nju Jork, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajme

16/12/2018 11:16

Presidenti Thaçi, udhëton sot në Nju Jork, ku të hënën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ndryshimin e ligjeve, përmes së cilave bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, përcjell lajmi.net.

“Në orën 12:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do  të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, njofton kumtesa.

Mbledhja e KS të OKB është thirrur me iniciativën e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo do të jetë e formatit të hapur apo të mbyllur. /Lajmi.net/