Thaçi kujton Rugovën, lartëson figurën e tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar 11 vjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme

21/01/2017 12:04

Thaçi e lartëson figurën e Rugovës duke thënë se orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik.

Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook. /Lajmi.net/