Thaçi flet për raportet me Haradinajn

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për raportin e tij me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajme

15/10/2018 23:29

Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka mosmarrëveshje me të parin e qeverisë.

“Debati politik nuk me prish me askënd’, tha Thaçi në T7.

“Krejt minore janë të tjerat në raport me prioritetet shtetërore”, thotë Thaçi.

Sipas tij prishje raporti me shefin e ekzekutivit nuk kishte as gjatë qëndrimit të dyshes në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Është vetëm një lajm i rrejshëm’, shtoi ai.

Ditë më parë përballë e nga distanca presidenti e kryeministri sulmuan njëri-tjetrin .

I pari ia nisi kryeministri në Marinë.

E presidenti po ashtu ishte i ashpër , madje i përmendi edhe shkarkimin Haradinajt.