Thaçi  falënderon ambasadorin amerikan për mbështetje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ishte ndër përfaqësuesit e parë të korit diplomatik që hyri dje në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

27/02/2016 16:30

Ai ishte aty për të ndjekur procesin e votimit të presidentit të Kosovës. Madje, i rezistoi edhe gazit lotsjellës, transmeton republika.info.

Pasi përfundoj procesin, Delawie ishte ndër të parët që uroi Hashim Thaçin për postin e ri.

Një ditë pas, Thaçi falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë tërë procesit.

Përmes profilit të tij në Twitter, Thaçi ka treguar se përmes një telefonate, ai ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë procesit./lajmi.net

Twitter