Thaçi e quan “vendlindje të dytë” Malishevën

Hashim Thaçi, në darkë me mësimdhënësit në Malishevë, thotë se fitorja e PDK’së në këtë Komunë është e sigurt.

Lajme

02/10/2013 18:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kaluar pasditen në Malishevë, ku ka shprehur bindjen se fitorja e PDK’së në këtë Komunë është e sigurt.

Ai ka bërë thirrje për fushatë të qetë, korrekte, e demokratike.

Në fjalimin e tij para mësimdhënësve, të cilët i kishte mbledhur në Restorantin “Kështjella” për t’u shtruar darkë – dhe në vijim për t’u premtuar rritje të pagave – ka bërë edhe një deklaratë interesante.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e mësimdhënësve të Malishevës, ndërkaq për kontributin e Malishevës gjatë luftës së UÇK’së ka thënë se Malisheva ka qenë dhe është “Vendlindja e tij e Dytë”.

“Unë ndjehem në çdo kohë banor i saj.”

Në Malishevë, gara më e fortë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit pritet të jetë midis PDK’së dhe Iniciativës Qytetare të Malishevës, e cila mbështetet nga Fatmir Limaj.