Thaçi: Do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se nesër do të shpërndahet revista e Kosovës në UNESCO.

Lajme

08/11/2015 23:05

Sipas tij nesër një votë do të jetë për shtyrje të votimit, ndërsa vota tjetër do të jetë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Thaçi këtë shkrim e ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Ja shkrimi i plotë i Ministrit Hashim Thaçi:

“Nesër do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO. Një votë do ta kemi për shtyerje të votës. Vota e dytë është për anëtarësi dhe në këto momente ende po e shtyjmë agjendën. Falënderoj të gjithë qytetarët dhe miqtë nga mbarë bota që e përkrahin fushatën e dashurisë për njëri-tjetrin, shpresës për Kosovën dhe integrimit në botë: ‪#‎KosovoinUNESCO. HTH”