Tetovari e plagos veten, derisa vinte revolen nën jastëk

Një tetovar ka qëlluar veten në këmbë teksa ishte duke vendosur armën nën jastëk, njoftoi sot policia e Tetovës.

Lajme

16/06/2016 19:43

Sipas komunikatës, në Spitalin Klinik të Tetovës sot herët në mëngjes është sjellë personi F.A (1957) nga fshati Poroj, i plagosur nga një plumb në këmbën e majtë.

Mbrëmë rreth orës 23, F.A në shtëpinë e tij në, teksa e kishte vendosur nën jastëk armën, për të cilën posedon leje, aksidentalisht ka plagosur veten në kofshë.

Policia ka kryer inspektim në vendin e incidentit, ku ka gjetur revolen dhe karikatorin me 8 plumba, si dhe një gëzhojë.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, F.A. është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.