Tërmeti në kryeqytetin e Ekuadorit shkakton panik

Një tërmet me fuqi prej 5.1 ballë të shkallës Richter a shkaktuar panik në mesin e qytetarëve të Quitos dhe rrethinës së tij, njoftua zyrtarët e këtij vendi. 

Bota

13/08/2014 00:56

Si njofton agjencia e lajmeve AFP, banesat dhe shtëpitë u dridhën shumë, por tash për tash nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Instituti gjeofizik amerikan njoftoi se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 7.7 kilometrave nën sipërfaqen e tokës, kurse epiqendra e tërmetit ishte rreth 22 kilometra larg kryeqytetit Quito, që ka 1.6 milion banorë.