Tërmet në Serbi

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës të Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në rajonin e qytetit të Kuçevës në Serbi, njofton Instituti Sizmologjik.

Lajme

09/06/2016 09:37

Tërmeti është regjistruar në orën 04:05 të mëngjesit.

Kryetari i Kuçevës, Novica Janosheviq ka thënë për RTS se tërmeti është ndjerë por nuk ka zgjatur dhe se nuk ka ngjallur panik tek qytetarët.

Tani për tani, nuk ka informata për dëme të mundshme, transmeton Klan Kosova.