Tenda para Kuvendit të Maqedonisë, përgatiten për protesta

Qytetarë të ndryshëm në mëngjesin e sotëm kanë filluar të vendosin tenda para Kuvendit të Maqedonisë, nga ku thonë se nuk do të largohen më së paku deri ditën e nesërme, kur pritet nënshkrimi i kryetarit të Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve.

Lajme

14/04/2016 13:36

Sipas njoftimeve, ata e kanë siguruar këtë hapësirë pak para paralajmërimeve për protestë masive, ku do të kërkohet dorëheqja e Gjorge Ivanovit, tërheqje e vendimit të tij për falje, si edhe shtyrje e zgjedhjeve, shkruan AlsatM.

Në të kundërtën, pritet që të ketë thirrje për bojkot masovik të zgjedhjeve.

Qytetarët e mbledhur janë vendosur në parkun pas Kuvendit./ lajmi.net