Kritika të forta mbi TVSH-në, sepse nuk e transmeton ‘Euro 2016’

Të gjithë shikuesit në vend kanë shprehur revoltën sot për mungesën e transmetimit nga televiozni publik shqiptar të Kampionatit Europian Francë 2016.

Lajme

10/06/2016 23:15

E kundërta ndodh në vendet e tjera të botës, kur televizionet publike transmetojnë këtë kompeticion europian, në mënyrë që të ketë mundësi ta ndjekë e gjithë audienca.

Por, ndërkohë që në vendet e tjera transmetohej EURO 2016, në vendin tonë TVSH transmetonte teatër ku interpretonte aktorja Luiza Xhuvani, ish-deputete e Partisë Socialiste, e cila u dorëhoq më pas nga politika pasi djali i saj u përfshi në një vrasje të katerfishtë, transmeton syri.net.