“Telegraf” i Serbisë: Shikojeni çfarë ndodhi në ndeshjen Finlandë – Kosovë (FOTO)

Portali serb “Telegraf.rs” ka publikuar një fotografi të tifozëve të Kosovës që kanë arritur të fusin flamurin Kombëtar në ndeshjen kundër Finlandës, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar.

Sport

06/09/2016 09:17

Federata e Futbollit të Finlandës ka paralajmëruar para ndeshjes kundër Serbisë se nuk do të lejojë shfaqjen e simboleve kombëtare gjatë ndeshjes së tyre në Turku.

Mirëpo, tifozët e Kosovës arritën që të fusin flamurin brenda dhe e valuan atë në tribuna.

Portali serb “Telegraf.rs” ka publikuar një fotografi të tifozëve të Kosovës me flamurin kombëtar duke e fajësuar nikoqirin për dështimin në realizimin e premtimit, përcjell “Lajmi.net”.

Kosova luajti shumë mirë dhe barazoi 1:1 në ndeshjen e parë kualifikuese për “Botërorin 2018”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.