Të shtëna në Florida, vritet polici

Një polic është vrarë, kurse një tjetër është plagosur rëndë gjatë të shtënave në qytetin Kisimi në Floridën qendrore, ka raportuar policia.

Bota

19/08/2017 10:59

Tre të dyshuar në këto të shtëna janë arrestuar derisa po kërkohet edhe i katërti, transmeton lajmi.net.

Policët janë sulmuar derisa i kanë kontrolluar personat e dyshuar në pjesën e qytetit e njohur për shitje dhe shpërndarje të drogës, ka thënë shefi i policisë lokale, Jeff O’Deal në konferencë për media, duke shtuar se policët nuk kishin mundësi që t’ua kthenin zjarrin. /Lajmi.net/