Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, plagoset një 17 vjeçar

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Ferizajt, pas të shtënave me armë zjarri.

Lajme

22/04/2018 14:01

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Po rreth orës 12:55 kemi marrë informacion për gjuajtje me armë zjarri, policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në spital, sipas mjekëve nuk është jeta e tij në rrezik. Bëhet fjalë për një 17 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se policia është duke bërë hetimet në lidhje me rastin. /Lajmi.net/