Të riut në Shëngjin ia thyejnë këmbët me levë hekuri (Video)

Një video me skena barbare u publikua një natë më parë në portalin “Jeta osh qef”. Dy burra kishin shtrirë përtokë një burrë tjetër dhe i binin me levë pa mëshirë. Këto pamje shkaktuan shumë reagime në opinionin publik, të cilët e dënonin këtë dhunë.

Lajme

03/07/2016 17:32

Ndërkohë Policia e Kurbinit njoftoi sot se ka identifikuar dy autorët të cilët janë Vilson Haxhiu, 36 vjeç dhe Arjan Haxhiu 33 vjeç. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Të dy këta persona pasi kanë dëmtuar makinën e G.B, ndërkohë që ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij, e kanë shtrirë në tokë. Arjani e godiste me mjetin e fortë, duke i shkaktuar fraktura, ndërsa Vilsoni e kërcënonte me armë se do ta vriste.