Të paktën 11 ushtarë afganë janë vrarë në një sulm të talibanëve

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 11 ushtarë janë vrarë në sulmin e parë taliban, prej kur militantët kanë përfunduar armëpushimin.

Bota

20/06/2018 11:50

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nëntë ushtarë afanë janë plagosur në sulmet e natës së mbrëmshme në disktriktin Balamerghab.

Drejtuesi i Provincës Badghis, Abdul Qafoor Malikzai ka thënë se talibanët kanë sulmuar dy zona të sigurisë në orët e hershme.

Sipas autoriteteve deri në 30 ushtarë mund të jenë vrarë në sulm.

Talibanët në anën tjetër kanë thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar.

Talibanët i kanë dhënë fund armëpushimit treditor në natën e 17 qershorit, derisa Qeveria e Kabulit ka zgjatur armëpushimin për 10 ditë.