Të paktën 10 të vdekur nga një sulm vetëvrasës

Një sulmues vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 10 persona në një sulm që ndodhi afër një lokali në Afganistanin lindor në provincën e Kunar, thanë zyrtarët.

Bota

27/02/2016 10:05

Zyra e guvernatorit të provincës tha se sulmuesi hipi në një motor në hyrje të një zyre të qeverisë në kryeqytetin e provincës Asadabad para se të shpërthente bombën.

Disa nga viktimat u raportuan të kenë qenë fëmijë duke luajtur afër një kopshti, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ende asnjë grup nuk ka marr përsipër sulmin./lajmi.net