Të moshuarit i vidhet kuleta në Prizren, arrestohet një person

Një 86 vjeçari në Prizren i ishte vjedhur kuleta para pesë ditësh pasi kishte dalë nga hapësirat e një banke në Prizren

Lajme

30/05/2018 16:04

Pas denoncimit të rastit, policia e Prizrenit ka nisur me hetime të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit A. K.

Gjatë intervistës, i dyshuari, i  ballafaquar me provat materiale  ka qenë bashkëpunues.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.