Të miturit që u arratisën nga burgu i Lipjanit ishin dënuar për vrasje

Dy të miturit të cilët u arratisën mëngjesin e sotëm nga Qendra e Burgut të Lipjanit, kanë qenë duke vuajtur dënimin për vrasje.

Lajme

04/11/2018 19:01

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokurori, Ibrahim Berisha.

“Me sa jam informuar unë, të dy të miturit që kanë ikur nga burgu i Lipjanit kanë qenë të dënuar për vrasje”, tha Berisha për kallxo.com.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë suspenduar edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.