Të mirat nga lëvorja e limonit

Limoni mund të përdoret në mënyra shumë të ndryshme për të pastruar shtëpinë, por edhe si një produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Por a e keni menduar ndonjëherë se si mund t’i përdorni lëkurat e limonit?

Lifestyle

05/07/2015 13:58

Kur nuk janë të trajtuara me produkte kimike dhe vijnë nga kultivime biologjike, lëkurat e limonit mund të përdoren në mënyra të ndryshme ngase ato:

Ulin kolesterolin

Ju zbusin lëkurën e bërrylave

Shërbejnë si dezinfektuese

Janë si skrab natyral

Pastrojnë furrën ose mikrovalën

Janë insekticide

Limoni është një nga ushqimet që përdoret së tepërmi në tavolinat e gjithsecilit. Ai, përveçse është i pasur me vitamina dhe forcon së tepërmi sistemin imunitar, ka edhe shumë cilësi të tjera. /klankosova